Jasir Asani u ndëshkua me kartonë të verdhë në ndeshjen e sotme ndaj Flamurtarit. Një kartonë krejtësisht i evitueshëm pasi përplaset me tifozët dhe arbitri Jorgji i tregon kartonin duke bërë që të humbas ndeshjen e radhës që është ndaj Tiranës. Me anë të një postimi në faqen e tij në Instagram, Asani i kërkon falje tifozerisë që do të mungojë në një ndeshje të tillë dhe shprehet se ka besim te skuadra.
” Dua t’iu kërkoj falje të gjithë tifozëve të kuq për kartonin e verdhë, i cili me skualifikon për të qenë prezent në derbi. Jam munduar dhe do jap gjithmonë maksimumin për këtë fanellë dhe këtë klub. Ju ftoj që në ndeshjen e radhës të arrijmë së bashku titullin kampion, në një ndeshje dhe atmosferë madhështore. Çunat do t’ia dalin edhe në përballjen e sezonit dhe do festojmë të gjithë së bashku titullin kampion”.