Luftëtari kërkon të kapërcejë krizën pas humbjes me Kastriotin. Ndeshja e nesërme me Laçin do të tregojë nëse gjirokastritët janë në ritmin e duhur ose jo për të përsëritur të njëjtin rezultat të sezonit të kaluar. Në këtë takim tekniku slloven Kostic me shumë mundësi do të përgatisë këtë formacion: në portë Ruçi, në mbrojtje Liçaj, Janicic, Rrapa dhe Jackson. Mesfusha plotësohet me Ramadanin dhe Aleksin. Cekaj pritet të zbresë në fushë nga minuta e parë. Krahët do të mbulohen nga Milosavljev dhe Ymeraj. Sulmin e ka përsipër Vasil Shkurtaj. Në këtë takim gjirokastritët shpresojnë të rikuperojnë lojën e çaluar të takimit të parë duke qenë më efikas në aksione dhe qarkullimin e topit.