Kategoria Superiore e moshave U17 ka zhvilluar sot tre ndeshje për javën e 10-të. Duke nisur nga ora 10:00, në fushë kanë zbritur gjashtë skuadra. Vllaznia është “shkërmoqur” 1-3 nga Internacional në “Reshit Rusi”, teksa shkodranët e tjerë të KF Shkodra kanë fituar 3-1 ndaj Partizanit.
Laçi është mundur në shtëpi nga Shkëndija e Tiranës 0-1, teksa ndryshon renditja. Pas ndeshjeve të radhës, vijon të kryesojë Shënkolli me 23 pikë, që është barazuar nga Shkëndija e Tiranës me një ndeshje më shumë. Tirana grumbullon 13 pikë, Vllaznia 10 dhe mbyll klasifikimin Partizani me vetëm 2 pikë.
Rezultatet:
KF Shkodra 3-1 Partizani
Laçi 0-1 Shkëndija e Tiranës
Vllaznia 1-3 Internacional Tirana
Renditja: