Klubi verilindor huazoi tre lojtarë nga Skënderbeut, të cilët i bëri hero vetëm për 7 ditë, pasi në të tëtën ata ishin “armiq”, pasi u akuzuan se nuk dhanë maksimumin në fushë. Pikërisht kjo ishte deklarata e presidentit të verilindorëve, Safet Gjici, i cili në fund të takimit kundër Austrisë së Vjenës, ku Kukësi humbi me rezultati 1-4.
Pas reagimit të Sabien Lilajt, i cili ia ktheu mbrapsht gjithçka, kosovari Liridon Latifi tregohet më diplomat në këtë çështje, duke e quajtur të nxituar deklaratën e presidentit të verilindorëve. Ai ka folur sot në “Sport Ekspres”, ku ka thënë: “Mendoj se presidenti i Kukësit ka bërë një deklaratë të nxituar pas ndeshjes, ndoshta dhe nga nervozizmi i momentit. Pyeteni tani që është i qetë dhe shikojeni çfarë do t’iu thotë”.
Më tej ai ka folur për Skënderbeun, ku thekson se skuadra e tij do të shpallet sërish kampion. “Absolutisht që ne do të jemi kampionë edhe për këtë sezon. Ne kemi qenë dhe do të mbetemi të tillë, sepse kjo skuadër është ndërtuar vetëm për suksese dhe do të vazhdojmë po me këto ritme”, përfundon Latifi.