Sot bëhen një vit që një nga legjendat e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri nuk jeton më. Një sulm i papritur në zemër pllakosi në trishtim tifozët e futbollit.
Sipas mediave në Kosovë, për nder të veprimtarisë së Vokrrit, nga ora 11:00 do të bëhen homazhe pranë varrit të tij, në varrezat e Prishtinës.
Fadil Vokrri ishte njëri nga futbollistët më të shquar shqiptarë dhe mbante meritën për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA.
Ai u nda nga jeta parakohe pas një arresti kardiak. Në nder të figurës së tij, stadiumi i Prishtinës ka marrë emrin ‘Fadil Vokrri’.