Teuta shkëlqen dhe në basketboll duke u kualifikuar në fazën gjysmëfinale të Ligës së Ballkanit. Durrsakët fituan me 9 pikë diferencë takimin me rivalët maqedonas KK Kozuv në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”. Për kampionët e Kupës së Shqipërisë, fitorja nuk ka qenë e lehtë. Sipas seteve Teuta regjistroi këto pikë: 24-19, 17-15, 20-22 dhe 18-14, ku në total rezultati ishte 79-70.
Sërish për bregdetarët shkëlqeu basketbollisti amerikan CJ Wilson, i cili u shpall sërish lojtari më i mirë i takimit duke shënuar 20 pikë. Kjo është fitorja e shtatë në këtë kompeticion dhe Teuta hedh në këtë mënyrë një hap të madh drejt titullit të Ligës Ballkanike.