Pak e kishin menduar, por tashmë është realitet që Shqipëria është 72 orë larg kualifkimit në fazën e 1/8-ave, duke shkruar kështu një faqe tjetër të historisë së artë të kuqezinjve. Por, nëse kundërshtari pak a shumë dihet se kush do të jetë, pak janë treguar kuriozë se ku dhe kur do të luhet ndeshja e radhës.
Nëse Shqipëria do të luajë me kreun e Grupit B, ndeshja do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00 në Paris. Por, nëse do të luajmë me kreun e Grupit C, takimi do të zhvillohet në orën 18:00 në Lille. Sa iu përket kundërshtarëve të mundshëm, deri në këtë moment Shqipëria pret të ndeshet me Gjermaninë (C) ose Anglinë (B).