Pak mund ta dinë, ose ndoshta askush, por motra e Xhejms Adenijit, sulmuesit të Skënderbeut është një futbolliste profesioniste dhe aktivizohet me ekipin e femrave të Arsenalit.
Sot ajo ka ditëlindjen dhe nigeriani i skuadrës korçare i ka bërë një urim special motrës së tij, duke postuar edhe një foto të saj, gjatë një ndeshjeje me klubin anglez.
“Gëzuar ditëlindjen motër!! Të uroj jetë të gjatë dhe suksese në jetë!”, shkruante Xhejms në Facebook, dedikuar motrës së tij.