Sa tragjike aq edhe reflektuese është historia e Rolf Bantle, shtetasit zvicerian që në 2004 shkoi në San Siro për të ndjekur Inter – Basel në turin kualifikues të Champions League dhe përfundoi si i pastrehë në rrethinat e stadiumit në Milano.
Me Basel që po humbiste 4-1 nga Inter, 60 vjeçari asokohe vendos të shkojë në tualetet e stadiumit në fundin e ndeshjes. Kaosi në dalje dhe ngatërresa me sektorin e tifozëve të Basel dhe miqve të tij bëri që Bantle të humbiste të gjitha kontaktet.
Në dalje të stadiumit mijëra njerëz kanë konfuzuar 60 vjeçarin, që tregon pas 18 vitesh se vendosi të jetojë si i pastrehë në Milano, pasi nuk donte të kthehej në Basel edhe pse kishte vetëm 15 euro në xhep dhe asnjë celular.
Nga 2004 në Zvicër Bantle u regjistrua si i humbur, ndërsa ndodhej në Milano, ku për 11 vite jetoi me lëmoshën e italianëve. Ai tregon se njerëzit i ofronin cigare dhe para, ndërsa një student i dha edhe dyshek, duke u vendosur pranë stadiumit, në të ftohtë dhe të nxehtë, në qiell të hapur.
Ishte viti 2015 kur Bantle thyen gjurin në përplasje me një motor, me mjekët që zbulojnë se ai ishte shtetas zvicerian dhe jetonte në Milano si i pastrehë. Me kontaktet e Kryqit të Kuq u bë e mundur që ai të bashkohej me gruan pas 11 vitesh, me këtë të fundit që nuk arrin të besojë se Bantle vendosi të jetonte si një i pastrehë.