Futbollisti i Laçit, Renato Malota përpara disa vitesh ka pasur një interesim të madh nga gazetarët kilianë pasi u përfol se origjina e tij e largët ishte nga vendi latin. I lindur në Lezhë, Malota as që e mendonte se shumë gazetarë do vërshonin në drejtim të tij prej një informacioni jo të saktë.
Teksa në 2013 ai kërkohej të bashkohej me kombëtaren e Kilit, sot ai jep intervista për mediet latine pikërisht prej atij keqkuptimi që ndodhi ato vite. Një gabim në Transfermarkt me origjinën e tij është strumbullari I gjithçkaje.
Historia me Kombëtaren e Kilit ? Të them të drejtën, shtatë apo tetë vite më parë disa gazetarë nga Kili më shkruan për këtë dhe ishte hera e parë që dëgjova për kombësinë time të supozuar kiliane. Nuk kam qenë kurrë në Kili, por kam dëgjuar shumë gjëra të mira për atë vend.
Prejardhja? Jo, babai im nuk është kilian. Ndoshta kemi ndonjë paraardhës nga Kili, por nuk e di. Do të doja të dija më shumë rreth kësaj teme, jam kurioz.
Origjinë e largët ? Të gjithë njerëzit do të donin të dinin origjinën e tyre. Me siguri ka një paraardhës kilian… Por në një moment u tha se unë u transferova në ekipin e Deportes Valdivia dhe nuk është e vërtetë. Unë kurrë nuk kam qenë në Kili, prandaj nuk kam luajtur kurrë në një klub të atij vendi.
Keni kontaktuar me Federatën e Kilit? Me Federatën e Kilit nuk kam pasur kurrë kontakt. Në të vërtetë, e vetmja gjë që di për këtë histori është ajo që më thanë gazetarët në atë kohë.
Kili ? Unë s’di shumë gjëra për futbollin kilian, por për vendin dhe jetën, shumë pak. Do të doja të shkoja një ditë.
E ardhmja në Kili ? Pse jo? E di që është një kampionat i fortë dhe të gjithë do të dëshironin të luanin atje.
Futbolistët nga Kili ? Dikur më pëlqente shumë Ivan Zamorano, ai ishte një kafshë. Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal po ecin shumë mirë sot, ata janë lojtarë të pabesueshëm”, thotë Malota.