Qendërmbrojtësi i Teutës Ditmar Bicaj po e merr veten mjaft mirë. 29-vjeçari po ushtrohet maksimalisht për t’u kthyer brenda një kohe të shkurtër për ekipin durrsak.
Lajmin për ecurinë e riaftësimit të tij e ka dhënë vetë Teutë në një video të postuar në Facebook.
“Mbrojtësi Ditmar Bici është drejt rikuperimit të plotë. Mbrojtësi i Teutes po ndjek ushtrimet e rikuperimit,nga përgatitësi atletik Iris Selimi dhe gjithçka është duke shkuar sipas parashikimeve.”
Postimi i Teutës
Nuk dihet nëse Bicaj do të jetë i gatshëm për takimin e nesërm të orës 14:00.