Bylis po zhvillon një kampionat pozitiv, por gjërat në vitin 2020 nuk kanë shkuar aq mirë. Skuadra mallakastriote nuk ka mundur të fitojë akoma një ndeshje në këtë vit, duke mos llogaritur atë në Kupë. Kemi humbjen me Teutën dhe Tiranën, e më pas barazimet me Skënderbeun, Vllazninë dhe Kukësin. Duhet thënë që rivalët në këto ndeshje kanë qënë të një niveli të lartë.
Pavarësisht këtyre, qëndrimi në pesë vendet e para të rënditjes jep njëfarë qetësie. Ndeshja e rradhës është ajo ndaj Partizanit të shtunën me fillim nga ora 17.00, e do kërkohet fitorja e parë për këtë vit.