Festimi i golave me “duart shqiponjë” është kthyer në trend nga lojtarët shqipfolës, edhe pse shumë prej tyre nuk kanë zgjedhur të jenë pjesë e Kombëtares kuqezi. Por për tifozët shqiptarë anembanë botës, një festim i tillë shijonte pa masë në momentin që ky gjest bëhej nga futbollistë që përfaqësonin fanellën kuqezi.
“Shqiponja” është e preferuar edhe nga Rashica, Shala apo edhe Meha që së fundmi kanë zgjedhur të përfaqësojnë Kosovën dhe jo Shqipërinë. Por, në këtë situatë lind një pyetje sa naive aq edhe domethënëse: A do të festojnë sërish me “duart shqiponjë”, Rashica me shokë?
Milot Rashica duke festuar një gol të shënuar me Viteshen
Herolind Shala
Alban Meha dhe Valdet Rama