Ish-sulmuesi i kombëtares italiane, Luca Toni në një deklaratë për mediat italiane është shprehur se pesha e Higuainit nuk ka rëndësi për sa kohë ai shënon gola.
Ndërkohë që shumë të tjerë e ofendojnë argjentinasin, Luca Toni ka vendosur ta mbrojë: “Më mirë të kesh një sulmues si Higuain me dy-tre kilogramë mbi peshë që shënon shumë gola, sesa një lojtar me trup modeli dhe me pllaka barku që bllokohet para portës. Për mendimin tim ai është një ndër më të mirët në botë, bashkë me Suarez, Lewandowskin dhe Benzema”, tha ish-shulmuesi i Bayern Munchen për Tuttosport.
“Pipita” është akuzuar shumë për peshën e tij edhe pse ai vazhdon të jetë një ndër sulmuesit më të mirë ne Europë. Vetëm në sezonin e kaluar ai shënoi 24 gola në 38 ndeshje të Seria A, duke bërë që Juventusi të fitojë dhe kampionatin.