Sot, është hedhur shorti për sezonin e ri futbollistik të Superligës së Kosovës. Në ambientet e Federatës kosovare, goglat kanë përcaktuar kalendarin e këtij edicioni të ri futbollistik.
Në sy bie përballja mes Flamurtarit dhe Prishtinës, të dy skuadra të kryeqytetit. Ndërsa java e parë vijon si më poshtë:
Flamurtari – Prishtina
Drita – Ferizaj
Dukagjini – Ballkani
Feronikeli – Drenica
Llapil – Vushtrria
Trepça ’89 – Gjilani
Kujtojmë që Superliga e Kosovës do të startojë në 17 gusht.