Triumfi historik i Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike ka sjellë reagime të shumta nga shumë personalitete të botës së sportit dhe jo vetëm.
Pjesë e urimeve nuk mund të mos bëheshin edhe ata që rreth një muaj e gjysëm më parë ishin vetë në një situatë të tillë triumfi, heronjtë e kombëtares shqiptare të futbollit që bënë një paraqitje mjaft dinjitoze në pjesëmarrjen debutuese në EURO 2016.
Njësoj si kombëtarja në debutimin e saj në EURO 2016, edhe Komiteti Olimpik i Kosovës bënë debutimin e tyre në Lojërat Olimpike të 2016-s në një mënyrë mjaft dinjitoze falë suksesit të arritur nga Majlinda Kelmendi.