“Jam shumë i lumtur për golin. Më vjen mirë që edhe Roshi është kthyer siç duhet te Kombëtarja. Ndihem mirë me Balajn se kam luajtur shumë kohë, ndërsa me Uzunin ishte hera e parë.
Unë ndihem shumë mirë në majën e sulmit dhe të jem pranë portës. Në ndeshjen e sotme kur po kalonin minutat duhet të bënim shumë për të gjetur golin.
Siç e patë te festimi, nuk është kritikë nga mediat, por golat vijnë nga golat dhe duhet të bënim gol, si unë si Uzuni apo të tjerë”.