Donald Rapo ishte autor i golit të dytë për skuadrën e Laçit, duke i dhënë në këtë mënyrë fitoren kurbinasve. Në triumfin 2-1 kundër Bylisit, ai u deklaroi për mikrofonin e Supersport:
“Më bindi shumë skuadra, kanë një ekip shumë të mirë dhe këtë e kanë treguar. Ishte një fitore e merituar dhe dhamë maksimumin. Me fatin e Zotit arritëm të fitonim. Më kanë pritur shumë mirë në ekip.
Goli? Në fakt e nuhata golin, sikur e parandjeva që do të kthehej topi aty. Shyqyr Zotit, arrita të shënoja.
Faull? Të them të drejtën s’e kam parë mirë se kush ka prekur aty. Kam parë vetëm trajektorën e topit”, përfundoi ai.