Xhejms Adenji ka dhënë një prononcim për mikrofonin e Supersport. Autori i golit të fitores kundër Luftëtarit u shpreh i lumtur që tashmë luan në mesin e fushës. Lojtari i Skënderbeut deklaroi:
“Tani jam mesfushor me Orelesin dhe Osmanin. Më shumë më pëlqen të luaj në mesfushë. Ka ndryshim me Laçin, pasi këtu luaj si sulmues i dytë. Ndaj atje shënoja më shumë. Jam i lumtur që jam pjesë e formacionit.
Gjuhën shqipe do e mësoj avash avash më mirë. Tani bëj 5 vite që jetoj në Shqipëri dhe do aplikoj për pasaportë shqiptare”, përfundoi ai.