Luis Suarez ishte heroi i Atletico Madrid sonte. Sulmuesi shënoi dy gola ndaj Getafes, me Los Colchoneros që fituan 1-2. Pas ndeshjes, sulmuesi u shpreh tejet i lumtur.
“Jam i lumtur më shumë se gjithçka për shkak të rrethanave të lojës, pasi ishim në disavantazh dhe përmbysëm në fund. Ne jemi të vetëdijshëm se duhe të japim pak më shumë dhe mendoj se një ndeshje si kjo e sotmja, duke përmbysur rezultatin, na bën mirë që ne të vazhdojmë të përmirësohemi emocionalisht,” – tha ai.