Eden Hazard te Real Madrid është një çështje e mbyllur. Sulmuesi belg do të largohet nga Çelsi dhe do të transferohet në Madrid. Sipas “L_Equipe”, madrilenët do të zyrtarizojnë blerjen e tij pas finales së Europa League mes Çelsi dhe Arsenalit. Pas datës 29 maj kur do të luhet dhe finalja e madhe, klubi i Real Madrid do të bëjë zyrtare transferimin e Hazard në Madrid.
Belgu do t’i kushtojë Realit rreth 100 milionë euro dhe tashmë pritaj do të marrë fund pas finales. Hazard nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të luajtur për “Los Blancos” dhe tashmë një gjë e tillë do të bëhet edhe zyrtare pasi vetë lojtari ka kërkuar me ngulm largimin.