Ferhan Hasani ishte lojtari që u prezantua ditën e djeshme në klubin e Partizanit, ndërsa te Tirana sot do të zyrtarizohet Orges Shehi si trajneri i ri i kampionëve. Dy emra të mëdhenj për klubet e kryeqytetit, njëri do të kontribuojë në fushë, ndërsa tjetri në pankinë. Hasani është trumbetuar prej kohësh nga mediet dhe vetëm ditën e djeshme erdhi e “zeza mbi të bardhë”. Ndërsa te Tirana, Orges Shehi pritet të rikthejë ekipin e frikshëm pasi kualitetet janë prezente në ekip.
Me Hasanin në organikë dhe Shehin në krye të pankinës së Tiranës priten ndryshime në të dyja formacionet e skuadrave të kryeqytetit. Fillimisht Ferhan Hasani duhet të punojë fort për të kapur formën në mënyrë që të fitojë një vend në 11-shen startuese. Kurse Orges Shehi duket pak më i relaksuar paçka se situata në ekip është e trazuar për shkak të rezultateve negative. Ndryshe nga Nevil Dede, ai do të ketë në dispozicion thuajse gjithë lojtarët të cilët nuk kanë qenë në fushë për arsye dëmtimi. Më poshtë gjeni dy formacionet e skicuara të dy ekipeve të kryeqytetit që mund të ndryshojnë me afrimin e Hasanit dhe zyrtarizimin e Orges Shehit.
PARTIZANI
Hoxha; Idrizaj – Bitri – Belica – Hakaj; Mala – Broja – Murataj; Asani – Hasani; Solomon (Zhunior)
TIRANA
Bekaj; Tozhevski – Najdovski – Hoxhallari – Ismajlgeci; Batha – Ccelhaka; Torasa – Mucci – Cale; Seferi