Vllaznia e Pozheranit nuk është ekipi i vetëm në Superligën e Kosovës që ka probleme me pagat. Edhe skuadra e Besës së Pejës ka probleme me pagesat. Lojtarët e këtij ekipi kanë 4 muaj pa u paguar.
Lojtarët kanë kërcënuar me bojkot dhe klubi po punon për të gjetur mbështetje financiare.
Kujtojmë që Vllaznia e Pozheranit la të lirë gjysmën e ekipit, pasi nuk arriti t’i paguajë.