Janë mbyllur 3 ndeshjet e javës së 27 të Superligës së Kosovës. Feronikeli është mundur 1-2 në shtëpi përballë Ferizaj.
Llapi ka mundur 2-1 në shtëpi Gjilanin e drejtuar nga Gentian Mezani. Në fund, Prishtina ka fituar me shumë vështirësi në “Fadil Vokrri” me rezultatin 1-0 përballë Kek-UT.
Në këto kushte, gara për titullin kampion bëhet shumë interesante, pasi Feronikeli udhëheq me 62 pikë, po aq sa Prishtina, me 62 pikë. Llapi renditet në vendin e 3 me 57 pikë të grumbulluara.