Qeveria në Maqedoninë e Veriut ka marrë dje vendimin se të gjithë futbollistët do duhet t’i nënshtrohen testeve PCR para çdo ndeshje. Rritja e rasteve me Covid-19 në vendin fqinj ka alarmuar autoritetet, që kanë dalë në konkluzionin se sportistët do duhet të testohen para se të lëvizin nga qyteti në qytet për eventet sportive.
Një gjë e tillë u vendos edhe muaj më parë teksa u ndryshua më pas, ndërsa pas rritjes së rasteve me Covid-19, diçka e tillë ka marrë formë të prerë. Testet pritet të mbulohen financiarisht nga klubet, me Federatën në vendin fqinj që ende nuk ka një vendim nëse do ndihmojë skuadrat. Ndryshe nga në Shqipëri ku nuk u mor asnjë masë, vendi fqinj ka kërkuar testimin e sportistëve.