Kukësi humbi në Laç 1-0, pas një penalltie shumë të dyshimtë. Olsi Teqja ishte protagonist I cili ndali topin dhe arbitri akordon penallti, për prekje me dorë. Një 11-metërsh I cili do të diskutohet gjatë në vijim. Pas sfidës për Supersport, foli mbrojtësi I Kukësit, Olsi Teqja:
“Ne e dinim që do të ishte një transfertë delikate. I kishim marr masat dhe forma e mirë e Kirit na kishte vënë në vështirësi. E diskutuam me shokët që në karrierën tonë kemi pas sulmuesa më të fortë se ai. Por erdhi ai moment që ne ia kishim frikën. Të jem I sinqertë nuk ka patur prekje me dorë. Jam shumë i mërzitur. Isha shumë I bindur që nuk e preka topin me dorë. Hamiti më tha që do të kërkoj falje, nëse nuk është. Penalltinë nuk e ka dhënë Hamiti por e ka dhënë Klajdi Kola. Arbitri pas porte.
Nuk është hera e parë që na ndodh. Jemi ndëshkuar në Durrës po me penallti. Me Laçin ndeshjen e kaluar me Rrocën që nuk na I dhanë. Edhe sot kjo. Nuk po them që ishim brilant. Pori shim të vendosur mirë në fushë dhe vetëm një episode I tillë mund të na sillte humbjen”, u shpreh Teqja.
Presidenti Gjici, prania në stadium:
“Dua të jem I kujdesshëm me deklaratat. Pasi nuk mund të flas asgjë për komisionin apo arbitrat. I bëj thirrje të Presidentit ekipit tim. Ai është shumë I fuqishëm dhe duhet ta tregoj fuqinë e tij. Sepse u bën 4 episode që na dënojnë”, përfundoi Teqja.