Hamburgu është drejt rënies një kategori më poshtë, pasi në pesë ndeshjet e fundit ekipi i Mërgim Mavrajt ka shënuar katër humbje. Në këtë mënyrë situata është kaotike në klubin gjerman. Mediat vendase kanë analizuar shkakun e kësaj humbjeje dhe pikërisht reparti i mbrojtjes është më i kritikuari.
Mërgim Mavraj me shokë janë konsideruar si “bidonë”, nga prestigjozja “Bild”, pasi u mundën 4-0 kundër Augsburgut. Pas këtij takimi Hamburgu renditet në vendin e 16-të me 4 pikë më shumë se Ingolstadi i vendit të parafundit.