Kapiteni i Kukësit ka folur pas sfidës kundër sfidës së fituar ndaj Partizanit. Ai është autori i asistit të dhënë për Pejiçin, i cili shënoi golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim. Hallaçi flet për gjendjen e skuadrës, por edhe për objektivat, ku nuk dorëzohet, pasi është vetëm fillimi.
“Mendoj që kjo ndeshje nuk ka qenë 100% perfekt, por pak e nga pak ne do të shkojmë atje ku kemi vendosur objektivat. Tifozët na kërkuan patjetër fitoren për këtë sfidë, sepse me Partizanin pas katër vitesh ne kishim fituar vetëm një herë, ndërsa sot arritëm që tu plotësonim dëshirën”.
“Nuk ka shumë problem për mua. Luaj me këmbën e djathtë, por kam luajtur gjatë gjithë karrierës me të majtën. Këmba e djathtë është e imja”.