Partizani luajti dje në transfertë ndaj Skënderbeut, ndeshje që përfundoi 2-1 në favor të “Demave”. Ekuban, ishte heroi i takimit, por edhe tifozët e kuq përgjatë gjithë 90 minutave nuk kanë reshtur së mbështeturi skuadrën.
Megjithatë para sfidës ka ndodhur një incident ndërmjet tifozëve të kuq dhe atyre të Skënderbeut, teksa këta të fundit janë hakmarrë duke i thyer xhamin autobusit. Kujtojmë që në ndeshjen e 30 tetorit në Elbasan, Ultrasit e kuq bënë të njëjtën gjë kundër atyre të Skënderbeut, duke i gjuajtur me gurë autobusit të korçarëve.