Zlatan Ibrahimovic është kthyer në objektivin e shumë skuadrave në Europë për merkaton e verës.
Sulmuesi suedez duket se nuk do të jetë më pjesë e Manchester United në sezonin e ardhshëm.
Për Ibrahimovic është interesuar edhe Hertha Berlin. Por kërkesa e klubit të Bundesligës për Ibrahimovic ka ardhur në mënyrën më të çuditshme të mundshme, pasi Hertha Berlin ka shkruar në Tëitter: “I përfundon kontrata me Manchester United. Ne kemi tifozë të mrekullueshëm, por nuk kemi të ardhura. Gjithesesi, me ne mund të fitosh Bundesligën. Mendoje këtë”, i drejtohej klubi i Hertha Berlin, sulmuesit suedez.