Antonio Cassano ka zgjedhur futbollistin më të mirë në botë.
Ish-futbollisti i shumë skuadrave evropiane përfshirë këtu edhe Real Madridit, por që shkëlqeu më shumë te Roma, mendon që Leo Messi është numër një.
“Më i miri në botë? Sipas meje është Leo Messi”, deklaroi Cassano.
I pyetur për futbollistët më të mbivlerësuar, Cassano deklaroi që ata janë Paul Pogba, James Rodriguez dhe Mario Balotelli.
Ai po ashtu konfirmoi lajmin e “çmendur” se ka refuzuar transferimin te Juventusi plot katër herë.