Juventus, Manchester United dhe Real Madrid janë hedhur në sulm për Erling Haaland. Sulmuesi i talentuar ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane. Siç shkruan “London Evening Standart”, United duket në pole-position për shërbimet e lojtarit.
Por, pas nuk mbetet as Real Madrid. Presidenti Fiorentino Perez është gati të paguajë shifrat e kërkuara nga Borussia Dortmund. Pritet të shihet se çdo të ndodhë me 19-vjeçarin, ndërsa edhe Juventus do të tentojë sërish ta sjellë në Torino, ashtu sikurse bëri në merkaton e janarit.