Trajneri i Besës, Gugash Magani I ftuar në emisioni “Pressing” në ABC Neës, foli për sulmuesin Sadiku. Sipas tij trajneri Reja ka bërë një gabim shumë të madh që nuk e ka thirrur në kombëtare.
“Nuk ka pasur asnjë mbështetje dhe çdo gjë e ka arritur me forcat e veta. Trajneri Reja ka bërë një gabim shumë të madh që ka lënë jashtë Sadikun. Nëse sulmuesi nuk ka probleme me dëmtimi, atëherë trajneri Reja ka bërë shumë gabim dhe ketë e them publikisht”, u shpreh Magani.