Pep Guardiola dihet tashmë se është një nga trajnerët më të mirë në Botë dhe me stilin e tij të të luajturit ka bërë për vete shumë tifozë në mbarë Botën. Por për spanjollin së fundmi ka folur edhe Pierre Hojbjerb. Mesfushori që tani luan me Southhampton por që para pak vitesh është drejtuar nga Guardiola kur të dy ishin te Bayern Munchen dërgon në “qiell” trajnerin e Cityt.
“Nuk besoj se ka një trajner të dytë si ai. Është shumë i veçantë në stilin e tij dhe them se ka ndikuar shumë në karrierën time gjatë periudhës së tij te Bayern Munchen. Guardiola është shumë special dhe mund të them se ai është më i miri në Botë për mendimin tim”.