Champions League rezervon një super sfidë nesër mbrëma, ku City pret në shtëpi real Madridin. Ndeshaj e parë u mbyll 1-2 në favor të ”qytetarve”, pikërisht në ”Santiago Bernabeu”. Trajneri Gaurdiola ka zhvilluar konferencën e zakonshme për shtyp, ku u shpreh i vetdijshëm për shkallën e vështirësisë që e pret skuadrës e tij. Real Madrid është një kundërshtar special, me të cilin është përballur shumë herë në karrierë.
”Takimi i parë është luajtur shumë kohë më parë, nesër do të jetë ndryshe. Luajmë në shtëpi, por pa tifozët tanë. Futbolli është një sport i njerëzve, lojtarët duan të luajnë në stadiume plot, por nuk është e mundur diçka e tillë në këto momente. Në këtë kompeticion të kushton shtrenjtë çdo gabim, edhe pse ka raste kur duhet të duartrokasësh kundërshtarët. Jemi të vetëdijshëm se duhet të hedhim një tjetër hap përpara për t’u kualifikuar” – pohon Guardiola.