Prej shumë kohësh flitej për një interesim të Bayern Munich në drejtimin e Leroy Sane. Pep Guardiola trajneri i Manchester City-t mendon se nuk ka arsye për t’ u shqetësuar nga këto zëra. Madje sipas tij ai i shprehet i sigurtë për qëndrimin e tij në skuadër.
Sikurse raporton “Sky Sport” këto ishin përgjigjet e tij lidhur me këtë çeshtje “Do të qëndrojë me ne? Po. Klubi i ka bërë një ofertë vitin e kaluar, Siç e kemi thenë shumë herë duam që lojtarët të jenë të lumtur, do ta ndihmojmë të përmirësohët.” Ky reagim nuk lë vend për interpretime duke i mbyllur praktikisht derën të gjithë skuadrave të interesuara për gjermanin.