Joao Cancelo mund të rikthehet sërish te Interi. Mrojtësi portugez nuk po gjen hapësira te Manchester City këtë sezon dhe kërkon më shumë minuta. Trajneri Pep Guardiola kërkon me çdo kusht në skuadër Milan Skriniar dhe për këtë arsye është gati të heq dorë nga shërbimet e Cancelos plus para cash.
Portugezi ishte pjesë e Interit dy sezone më parë, por zikaltërit nuk e shfytëzuan të drejtën e blerjes për shkak të kostos së lartë që kishte kartoni I tij. Tashmë nëse zikaltërit do të pranojnë ofertën e Cityt për mbrojtësin sllovak, atëherë Cancelo do të vishet sërish zikaltër.