Antoine Griezman u shndërrua në “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Atletico Madrid, për shkak se katalanasit nisën bisedimet me lojtarin edhe pse ishte nën kontratë me madrilenët. Për këtë pati një gjobë për Barcelonën, ndërsa sot “El Mundo” raporton se dy klubet kanë arritur një marrëveshje mes tyre.
Katalanasit do të paguajnë 15 milionë euro për llogari të klubit të Atleticos, për të ndezur dritën jeshile për negociatat me pesë futbollistë të madrilenëve. Këto të drejta nuk i detyrojnë blerjen e kartonit të tyre, por i japin mundësi Barçës që të shprehet për çdo ofertë që Atletico Madrid do të marrë për ata pesë futbollistë.