Për Antoine Griezmann klubi ku do të luajë tani e tutje është i qartë. Sulmuesi francez zgjodhi Atletico Madridin për të luajtur në vazhdim duke respektuar kontratën e tij me “Rojiblancos”.
Vetë 27-vjeçari ka marrë përsipër zgjidhjen e njërës prej dilemave më të mëdha të merkatos verore duke postuar një video prej 30 minutash për “MovieStar”duke sqaruar çdo dilemë dhe pikëpyetje që ka sprovuar mendjet e shumë tifozëve.
“Ju ka ikur durimi me fjalët se ku do të shkoj? A do të qëndrojë? Sa do të më paguajnë mua? Sa nuk do të më paguajnë… Por e vërteta është ajo që do të them tani”, rrëfen Griezmann në videon e titulluar “The Decision”.
Lajmi ka entuziazmuar shumë tifozë të Atleticos, por ka ngjallur mllef te shumë të tjerë që e kan quajtur një futbollist pa ambicie