Transferimi i Antoine Griezmann nga Atletico Madrid te Barcelona është më i bujshmi deri në këtë pikë të merkatos së verës.
Francezi u transferua për 120 milionë euro në “Camp Nou”, duke u bashkuar kështu me yjet të kalibrit botëror si Lionel Messi dhe Luis Suarez. Por pavarësisht kësaj, klauzola e 27 vjeçarit do të jetë me e larta te klubi Blaugrana. Tashmë kartoni i tij vlerësohet me mbi 800 milionë euro, duke lënë pas edhe një “plesht” si Leo Messi.
Klauzola e argjentinasit është vetëm 700 milionë euro, çka detyron Messin që të zbres nga froni i më të kushtueshmit te Barcelona për herë të parë që prej shkëlqimit të tij. Gjithsesi, ajo që mbetet të shihet është bashkëpunimi mes dyshes, që në fushën e blertë kanë karakteristika të njëjta.