Ish-lojtari i Partizanit dhe Kombëtares Ledio Pano ka kritikuar ashpër lojtarin e Kombëtares Eros Grezda dhe mbrojtësin e ri Ardjan Ismajli. Në “Sport News Plus”, ai i konsideroi si tepër individualist futbollistin e Glasgow Rangersit.
” Grezda mendon më tepër për fanelën e tij. Është shumë individualist dhe nuk bashkëpunon në fushë. Që kur ka kaluar te Glasgoë Rangersi, mendon më shumë për veten.
Ismajli është djalë dhe lojtar i ri. Në konferencën për shtyp duhet të tregoheshin më të përgjegjshëm. Nuk e shikojnë si duhet Kombëtaren. Të luash për Kombëtaren duhet të kesh një dëshirë të madhe për të dhënë shumë në fushë”, u shpreh Pano.