Granit Xhaka ka zbuluar ditën e sotme që është i apasionuar pas ping-pongut dhe që e luan shumë mirë. Mesfushori i Arsenalit ka deklaruar, që kur ishte në Gjermani nuk kishte me kë të luante dhe ndoshta te “Topçinjtë” e Londrës do të gjejë dikë për ta ushtruar këtë sport.
“Perveç futbollit ,luaj ping pong mjaft mirë. Në Gjermani nuk kisha ku dhe me kë të luajë, ndoshta do të kem këtu”, tha ai.
“Kam luajtur më vëllain tim kur ishim të ri dhe ai luante shumë mirë. Por tani mendoj se jam përmirësuar paksa”, ka përfunduar 23-vjeçari.