Mesfushori i Tottenham Hotspur, Dele Ali, ka rënë preh e një grabitjeje, teksa 2 persona janë futur në shtëpinë e tij, në Barnet. Grabitësit pasi i goditën, vodhën sende me vlerë qindra mijëra paund, raportojnë mediat britanike. 24 vjeçari ndodhej në shtëpi së bashku me të dashurën e tij Rubi Mae, vëllain Harry Hickford dhe të dashurën e vëllait, kur në orët e para të mëngjesit grabitësit hynë në shtëpi të armatosur.
Sipas “The Sun”, grabitësit qëlluan Ali-n dhe vëllain e tij në fytyrë, por nuk patën dëmtime serioze. Dele dhe miqtë e tij ishin zgjuar akoma duke luajtur letra, kur grabitësit mësynë në shtëpi. Ngjarja ndodhi në katin e parë dhe një nga grabitësit e qëlloi Delen në fytyrë,” thotë një burim i “The Sun”. Ndërkohë policia vijon duke kërkuar grabitësit.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë ylli anglez, i cili nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, shkroi: “Faleminderit të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar. Ishte një eksperiencë e tmerrshme, por jemi të gjithë ‘OK’ tani. E vlerësoj shumë mbështetjen tuaj”.
Alli do të kthehet në stërvitje me Spurs javën tjetër përpara një rinisjeje të mundshme të kampionatit të Premier League, në qershor, pas pandemisë së Coronavirus.