Kylian Mbappe, Pandi Laço dhe Qeqa Krelani
Përmes videove me inteligjencë artificiale, është arritur deri në atë pikë sa skena të caktuara nga bota e televizionit të zëvendësohen me personazhe të ndryshme.
Një ndër rastet është në “X Factor Albania”, ku konkurrenti që këndonte këngën “A kanë ujë ato burime” është zëvendësuar me superyllin botëror të futbollit, Kylian Mbappe.
Kjo skenë është bërë mjaft virale në vendin tonë, ndërsa gazetarja sportive Qeqa Krelani “nuk i ka rezistuar” dot.
Ajo e ka postuar në “Story” në Instagram, ku protagonistë janë tekstshkruesi Pandi Laço dhe Mbappe. Qeqa Krelani konsiderohet si një nga gazetaret sportive jo vetëm më të bukura, por edhe profesioniste në këtë fushë.
"Story" i Qeqa Krelanit






