Georgina Rodrigues
Në lidhje me festën e “Halloëen”, e cila e ka traditën në mbrëmjen e datës 31 tetor, nuk kishte se si të rrinte në heshtje as partnerja e superyllit botëror Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez.
Në postimin e rrjeteve sociale, Georgina shfaqet me trupin e gjakosur, ndërsa mban të veshur fustanin e nusërisë, pranë një prifti. Në video, mungon Cristiano Ronaldo.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ndërsa numëron miliona ndjekës. Vetëm disa muaj më parë, në një ambient privat dhe larg syrit të publikut, “CR7” e Georgina Rodriguez u “kurorëzuan”, duke i dhënë fund beqarisë.
View this post on Instagram






