Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Mirlind Daku “hap thesin”, sulmuesi zgjedh për partneren unazën me vlerë të “kripur”

Shkruar nga NEWSPORT
Mirlind Daku “hap thesin”, sulmuesi zgjedh për partneren
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku

Prindër të një vajze të ëmbël dhe zyrtarisht partnerë të jetës së njëri tjetrit prej një viti, futbollisti i njohur Mirlind Daku mësohet se ka zgjedhur që të bëjë një dhuratë të veçantë e me kosto goxha të lartë për femrën e jetës së tij, Vesa Vllasaliun.

Sipas burimeve të “PriveByLibertaSpahiu”, mësohet se Mirlind Daku ka zgjedhur të surprizojë partneren e tij me një unazë me gur diamanti 7 karatsh, kostoja e të cilës nuk është bërë publike akoma, por mendohet të jetë goxha e lartë. Nga vlerësimet e bëra nga argjendaritë bëhet me dije se një unazë e tillë mundet të kushtojë qindra mijëra euro.

Mësohet se baza e unazës që së shpejti  do e shikojmë në gishtin e Vesa Vllasaliut është ngjyrë ar të rozë (rose gold), rrethi së cilës rrethohet nga gurë të vegjël diamanti që do të plotësojnë gurin gjigand. Ndërsa raportohet se unaza e Vesës, nga pjesa e brendshme do të jetë e personalizuar me inicialet e dyshes shkronjat M dhe V.

Sipas “Prive”, mendohet se futbollisti Mirlind Daku ka zgjedhur ta blejë unazën e partneres së tij në argjendarinë  e Ariana Nilës, dhe ajo pritet të duket si në videon e mëposhtme.

 

Poll

Lexo gjithashtu