Heronjtë e Spanjës janë të shumtë, ata që udhëhoqën “Furinë e Kuqe” drejt fitimit të Kupës së Botës. Ndër ta, është edhe Pedro Porro, mbrojtësi i krahut të djathtë që “firmosi” dhe kualifikimin e kombëtares për në finalen e madhe.
Falë golit të tij që rezultoi vendimtar, Spanja fitoi 2-0 përballë Francës dhe “shtroi rrugën” drejt lavdisë në New York.
Mirëpo, krahas statusit si kampioni i Botës, Porro ka ndryshuar dhe statusin e tij personal, pasi mori “PO”-në më të bukur të jetës nga partnerja e tij Maria Hurtado.
Çifti i ndau fotot në rrjetet sociale, ku reflektohet qartë emocioni i veçantë që të dy kanë ndjerë në këtë kapitull të ri të rëndësishëm të jetës së tyre.
She said YES!????????????
— Pedro Porro (@pedroporro29_) August 10, 2026
Nuestro amor, nuestra familia y ahora… nuestro para siempre.???? pic.twitter.com/3lsjbLnGzY






