Hygerta Sako
E kemi parë të shkëlqejë në ekran në statusin e moderatores, por këtë herë, Hygerta Sako zgjedh të vijë ndryshe nga Vlora, kjo edhe për shkak të ditës së saj më të veçantë.
Moderatorja e njohur festoi ditëlindjen dhe mbushi 49 vjeç, teksa në një postim të publikuar në profilin e saj në Facebook, shihet dhe përshkrimi që ajo i bën vetes.
“Zyrtarisht me prefiksin gjerman +49. Nga sot e ftohtë dhe korrekte si gjermane, por me temparament shqiptar”, shkruan Sako.
Për moderatoren simpatike të sportit, mosha mbetet thjesht një numër, ndërsa shkëlqimi i përhershëm.
Poll






