Jasir Asani gjeti golin e parë në Hungari me skuadrën e Kisvarda. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol të bukur në barazimin 2-2 me Paks në transfertë. Asani ka bërë një postim pak më në rrjetet sociale, i cili i dedikohet tërësisht pritjes (në ndeshjen e shtatë shënoi) për ta bërë sefte me ekipin e ri.
“Mos harro Allahu nese vonon ka pergaditur diqka me te mire” – shkruan ai. Ky është sezoni i parë i Asanit në Hungari. Në CV e tij, përveç Partizanit, mund të përmendim skuadra si Vardar, Shkupi, apo edhe AIK. Synimi është që këtë sezon të “tundë rrjetën” sa më shumë me Kisvardan.