Kategoria Superiore mbylli javën e 22-të të saj duke sjell sfida emocionuese dhe rezultate surprizë. Ndeshja më e komentuar e kësaj jave ishte ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut në “Air Albania” e cila përfundoi me rezultatin 1-1. Polemikat u zhvilluan për dy rastet e bardhebluve, në fillim goli i anuluar i Cales për prekje me dorë të Ngosë, dhe së dyti sërish goli i Cales këtu mendohet se topi nuk ka ndaluar por ka qenë në lëvizje pas nisjes së tij nga faulli.
Specialisti i gjykimit Albano Janku ka hasur kundërshtinë e trajnerit të Teutës, Edi Martini për rastin e fundit. Janku mendon se gjyqtari Meta ka vepruar mirë me lënien e lojës, pas nisjes së shpejtë të topit. Ndërkohë trajneri Martini në fjalën e tij ka thënë se topi është në lëvizje dhe duhet të rikthehej aksioni.
“Topi është në lëvizje, shikoje nga afër. Është duke lëvizur portieri para topin, që nuk ka rrezik, dhe të thotë arbitri ktheje prapa se ishte topi në lëvizje. Po si mor vëlla nuk është. Topi është në lëvizje. Ore, o shkoj unë tek okulisti, ose shko ti! Topi është duke lëvizur”, tha Martini.